Petulla të vogla të mbushura me reçel ose çokokrem

Ushqime

Petulla të vogla të mbushura me reçel ose çokokrem

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Embëlsira të vogla të shijshme të mbushura me krem ose reçel që kënaqin fëmijët tuaj dhe ju bëjnë të kaloni një pasdite të këndshme.

Përbërësit:
500 gr miell 0
60 gr sheqer kaf
70 gr margarinë
1 limon biologjik
100 ml ujë
25 gr maja birre
4 gr kripë
50 gr sheqer pluhur
vaj për skuqje
reçel ose krem

=Shkrini majanë në ujin e vakët, shtoni 30 gr sheqer dhe lëreni të veprojë për disa minuta

=Sitni miellin brenda një ene, shtoni majanë e shkrirë, kripën, pjesën tjetër të sheqerit, margarinën dhe formoni një brumë
=Grini aty edhe lëkurën e limonit dhe punojeni prumin derisa të merrni një top elastik. Mbulojeni me një pecetë të pastër dhe lëreni të vijë në një vend të vakët për të paktën dy orë. Pas kësaj kohe, masa do të dyfishohet.
=Pasi të kenë kaluar dy orë, vendoseni brumin mbi një plan pune dhe hapeni me petëz duke i hedhur nga pak miell derisa të arrijë trashësinë 1 cm.
=Me ndihmën e një forme rrethore, formoni disa disqe me diametër 7 cm. Punojeni përsëri brumin e mbetur në mënyrë që të merrni edhe disa disqe të tjerë.
=Vendosini disqet mbi banakun e lyer me miell ose në një tepsi dhe mbulojini me një pecetë duke i lënë edhe për një orë tjetër.
=Pas kësaj kohe, hidhni vaj në një tigan, lëreni të nxehet dhe provoni petullën e parë. Nëse fryhet dhe kthehet vetë nga ana tjetër, do të thotë që vaji është gati përskuqje
=Pasi t'i skuqni hapini mbi një letër kuzhine dhe me ndihmën e një shiringe kuzhine, mbushini me reçel ose krem sipas dëshirës dhe spërkatini me sheqer pluhur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat