Rizoto me bizele dhe djathë Philadelphia

Ushqime

Rizoto me bizele dhe djathë Philadelphia

Më: 21 janar 2022 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Përbërësit për 4 persona: ● 320 g oriz carnaroli ● 4 karota të vogla ● 300 g bizele ● 2 qepë të vogla ● 100 g gjalpë ● 200 g djathë Philadelphia ● lëng zarzavatesh ose ujë i zier, sipas nevojës.

Përgatitja: Qepët dhe karotat pasi i grijmë imët i skuqim me pak gjalpë.

Më pas shtojmë orizin, i skuqim së bashku për pak minuta dhe më pas shtojmë bizelet. Hedhim lëng të valuar sipas nevojës, derisa orizi të ziejë aq sa duhet.

Fikim sobën, shtojmë gjalpin, të cilin e përziejmë me orizin dhe më pas, kur të mos jetë shumë i nxehtë, shtojmë edhe djathin Philadelhpia. I përziejmë së bashku dhe e shërbejmë menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat