Musaka me mish pule

Ushqime

Musaka me mish pule

Më: 23 janar 2022 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Një version më i lehtë i musakasë së famshme, i cili përmban më pak yndyrë, pasi që në vend të mishit të bluar, përdorim mish pule. Provojeni!


PËRBËRËSIT: 500 g gjoks pule i copëtuar në pjesë të vogla, 500 g patate, 2 karota, 2 qepë, 2 lugë gjelle gjalpë, 2 lugë gjelle miell, 2 vezë, 1 gotë ajke e thartë, ¼ gotë qumësht, kripë dhe piper i zi.

PËRGATITJA: Patatet qërojini, pritini në rrathë dhe hidhjuni mëlmesat e dëshiruara.

Qepën, karotën dhe gjoksin e pulës të prerë në kubikë fërgojini në gjalpë. Kësaj mase shtojini miellin, ujin, kripën e piperin dhe përziejeni mirë. Vazhdoni e ziejeni derisa të trashet salca.

Më pas, në një tavë të lyer me yndyrë rendisni një rend patate, një mish Tavën përfundojeni me patate dhe piqeni në furrën e parangrohur në 200 gradë për 45 minuta. Më pas dy vezët tundini me qumësht dhe ajkën e thartë dhe hidhjani tavës sipër. Piqeni për edhe 15 minuta të tjerë dhe tava juaj me musaka pule është gati. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat