Historia e shefit të kuzhinës dhe kompanisë që përdorin inteligjencën artificiale për ta bërë ushqimin më të shijshëm

Ushqime

Historia e shefit të kuzhinës dhe kompanisë që përdorin inteligjencën artificiale për ta bërë ushqimin më të shijshëm

Më: 28 janar 2022 Në ora: 07:33
Nicolas Maire

Nicolas Maire është modeli i një kuzhinieri profesionist francez me vite përvojë dhe 18 yje Michelin nën brezin e tij, një njeri që dominon kuzhinën e tij duke shpërndarë copa të urtësisë së kuzhinës ndërsa përgatit ushqim për mysafirët e tij. Sot, kjo kuzhinë është vendosur brenda një selie të gjerë korporate në periferi të Gjenevës. Zoti Maire punon për kompaninë “Firmenich” që u krijua në vitin 1895 për prodhimin dhe shitjen e parfumeve.

Interesi i “Firmenich” për një treg të ri e pa atë të diversifikohej në përbërësit e ushqimit pasi oreksi i publikut për alternativa ndaj mishit çoi në një përpjekje për të vendosur ushqime me bazë bimore në raftet e supermarketeve. Kompania thotë se ekziston një treg global për zëvendësuesit e mishit me bazë bimore prej 25 miliardë dollarësh dhe beson se kjo do të rritet në 200 miliardë dollarë deri në vitin 2030.

Për të ndihmuar në perfeksionimin e shijeve të këtyre ushqimeve inovative, zoti Maire ka një bashkëpunëtor të ri në formën e Sam, një robot me inteligjencë artificiale. Së bashku me një ekip shijuesish, Sam ndihmon në përzierjen e një grupi të madh shijesh për klientët raporton “BBC”. Tek njerëzit, ndjenja e shijes buron nga receptorë të shumtë që janë të përgatitur për të paralajmëruar trurin tonë për natyrën e çdo ushqimi të mundshëm që hasim.

Sam i mungon kjo ndjenjë e shijes, por ai është trajnuar me një bazë të dhënash të përbërësve të mbledhur mbi 60 vjet në kompani. Duke përdorur një teknikë të quajtur mësimi i makinerisë, ai ka kaluar nëpër shembuj të kombinimeve të shijeve dhe ka mësuar përkufizimet e veta, duke u transformuar në 18 muaj në robotin e sotëm të inteligjencës artificiale.

Eric Saracchi që drejton anën dixhitale të “Firmenich” tha: “Shijet janë më komplekse se parfumet dhe Sam duhej të kuptonte se çfarë është një luleshtrydhe, ose sesi viçi i pjekur në skarë godet gjuhën, përpara se të gjente përputhje mes shijeve dhe produkteve ushqimore bimore”. Roboti është i mbushur me aq shumë përbërës, sa që nga brenda njihet si “një piano me 5000 çelësa”. Ajo piano luhet nga ekipi i aromave njerëzore të kompanisë.

Degustuesit kryesorë janë aromatizuesit mjeshtër, dhe nga rreth 30 në botë gjashtë punojnë në “Firmenich”. Krijuesit e shijeve janë kaq të rrallë, “nuk mund t’i zëvendësosh, por vetëm mund t’i përmirësosh”, thotë zoti Saracchi. Shijuesit janë në zemër të “Firmenich” dhe Patrick Salord është shijuesi kryesor i tij.

Sam përdor aroma dhe shije të caktuara për të maskuar “notat” si shijet acidike duke i dhënë një formule teksturën e duhur. Ai flet për tonalitetin e ushqimit, se si heqja e një përbërësi të vogël mund të ndryshojë shijen e përgjithshme. Sam merr njohuritë e shijuesve dhe gjeneron formula të reja në pak minuta që është një pjesë e kohës që zotit Salord dhe ekipi të tij i duhet për të përdorur aftësitë e tyre.

Roboti sugjeron një formulë që është në përputhje me shqisat tona.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat