Qofte me lulelakër dhe salcë

Ushqime

Qofte me lulelakër dhe salcë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Për 12 qofte: një lulelakër e vogël rreth 400 g, 4 lugë gjelle galetë, 4-5 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë imët, gjysmë lugë e vogël kripë (nëse ka shumë kripë djathi, hidhni më pak se kaq), 2 vezë, 2 - 3 thelpinj hudhër të grirë imët, gjysmë lugë e vogël me pluhur curry dhe gjysmë lugë e vogël spec i kuq jo djegës.

Për salcën: një kanaçe me domate, 2 thelpinj hudhër, një lugë gjelle vaj ulliri, një lugë gjelle gjalpë, gjysmë lugë e vogël kripë, një lugë e vogël sheqer dhe pak spec djegës.

Përgatitja: Pastrojmë lulelakrën dhe lulet i grijmë imët në grirës sa të bëhen si kokrriza të vogla. Shtojmë gjithë përbërësit e tjerë dhe përziejmë me duar. Brumi i qofteve del ca i butë por mos shtoni galetë ose miell shumë se do ju dalin të ngjeshura. Lagim pak me ujë duart dhe formojmë qoftet delikate. I vendosim në një tepsi të veshur me letër furre. Hedhim pak vaj ulliri sipër dhe i pjekim për rreth 20 minuta në 200 gradë me ventilim. Pas 12-13 minutash, mund t'i kthejmë me kujdes nga ana tjetër. Për salcën skuqim pak sekonda hudhrën, shtojmë domatet. Shpelajme kanaçen me pak ujë dhe e shtojmë ujin te salca. Shtojmë, kripën, sheqerin, gjalpin dhe e lemë të ziejë për 15 minuta. Hedhim brenda qoftet dhe i lemë të ziejnë në salcë për 5-6 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat