Bishtajoret, pse janë kaq të rëndësishme?

Ushqime

Bishtajoret, pse janë kaq të rëndësishme?

Më: 29 janar 2022 Në ora: 00:40
Foto ilustrim

Bishtajoret, një burim për t’u shfrytëzuar: ato kanë një kosto të ulët, një vlerë të lartë ushqyese dhe nga kultivimi i tyre rrjedhin përfitime mjedisore.

Bishtajoret, një ushqim i shëndetshëm

Bishtajoret janë ushqimi kryesor i dietës së popullatave të ndryshme në mbarë botën, mbi të gjitha për vlerat e larta ushqyese dhe koston e ulët. Shumë bishtajore ofrojnë përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore, dieta të pasura me bishtajore ndiqen për të ulur nivelet e kolesterolit dhe për të zvogëluar rrezikun e llojeve të ndryshme të kancerit. Të kombinuara me drithërat, ato i sigurojnë trupit proteina të plota me vlerë të mirë biologjike, sepse përbëhen nga aminoacide esenciale.

Studimet shkencore tregojnë se konsumimi i përditshëm i bishtajoreve ndihmon në uljen deri në 38% të mundësisë së atakut në zemër. Ato përmirësojnë shëndetin e zorrës së trashë, ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ulin rreziqet e zemrës. Ato janë të pasura me vitamina B dhe minerale si hekur, zink, kalcium, magnez, selen, fosfor, bakër dhe kalium, ndërsa janë të ulëta në vitamina të tretshme në yndyrë dhe kanë sasi të lartë të karbohidrateve me nivel të ulët glicemie, niseshte rezistente, oligosakaride dhe fibra. Këto kalojnë të patretura përmes stomakut dhe zorrës së hollë derisa arrijnë në zorrën e trashë, ku veprojnë si prebiotikë.

Fibra gjithashtu ka një veprim ngopës që mund të ndihmojë në reduktimin e marrjes së ushqimit dhe mund të ndihmojë në rregullimin e sheqerit në gjak pas vaktit dhe në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës. Disa studime kanë treguar një lidhje midis konsumit të lartë të bishtajoreve dhe një rreziku më të ulët të vuajtjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Konsumimi i bishtajore kundërvepron me hiperlipideminë dhe është raportuar se komponimet fenolike të bishtajoreve ushtrojnë aktivitete anti-inflamatore dhe antioksiduese.

Pse bishtajoret janë të mira për mjedisin?

Përmbajtja e lartë e proteinave lidhet me aftësinë e tyre të veçantë për të fiksuar azotin nga atmosfera nëpërmjet veprimit të baktereve simbiotike të gjinisë Rhizobium që jetojnë në rrënjët e tyre. Për më tepër, disa bishtajore mund të rriten në toka të varfra dhe jo të ujitshme dhe lejojnë rotacionin në kultivimin e drithërave pa përdorur sasi masive të plehrave. Një hektar i kultivuar mund të mbajë deri në 200 kg azot, duke reduktuar emetimin e CO2 dhe duke shmangur përdorimin e plehrave azotike. Në botë, nga rreth 81 milionë hektarë të mbjellë me bishtajore, fasulet e thata janë në vendin e parë (34% e prodhimit global), e ndjekur nga qiqrat (18%) dhe bizelet (14%).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat