Truk i thjeshtë, si të dalloni nëse vezët janë të freskëta

Ushqime

Truk i thjeshtë, si të dalloni nëse vezët janë të freskëta

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Vezët janë shumë të rëndësishme për shëndetin dhe gjejnë përdorim të gjerë në kuzhinë. Shpesh na mundon pyetja nëse janë të freskëta apo jo. Megjithatë, për të dalluar këtë gjë ka disa mënyra të thjeshta. Një ndër truket më të besueshme është ta fusni vezën në një gotë me ujë.

Nëse fundoset, do të thotë se është e freskët. Megjithatë, nëse del në sipërfaqe, nuk duhet të dyshoni.

Kjo për shkak se një vezë e tillë është e mbushur me sulfur hidrogjeni. Kjo bën që ajo të “notojë” në ujë. Mos i vendosni kurrë vezët tek dera e frigoriferit, sepse aty ndodh edhe ndryshimi më i madh i temperaturës.

Vezët mund t’i përdorni brenda 30 ditëve por gjithmonë nëse janë ruajtur në këto kushte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat