Gjellë me domate dhe oriz

Ushqime

Gjellë me domate dhe oriz

Më: 3 mars 2022 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Përbërësit:

 4-5 kokrra domate mesatare, 600 ml ujë ose lëng mishi, 150 g oriz, 2 kokrra qepë, 1 spec i kuq, 1 spec jeshil, vaj ulliri, kripë, piper, kopër dhe qepë e hollë (chives).

Përgatitja: 

Pasi kemi larë të gjitha perimet pastrojmë qepët duke u hequr lëvozhgat. Ndërkohë domateve u heqim lëkurën dhe i presim më kubikë.
Në një enë me vaj ulliri, hedhim qepën dhe e kaurdisim derisa të zverdhet e më pas shtojmë domatet. Masën e lemë në zjarr të avashtë duke e trazuar për gati 7-8 minuta deri në momentin që mpikset lëngu i domateve. Shtojmë specat e prera në kubikë, lëng mishi ose ujë, kripë dhe e lemë sa të marri valë. Kur shohim që të gjitha perimet janë përzierë dhe kanë marrë valë hedhim orizin duke e lënë në zjarr derisa masa të trashet. Pasi orizi ka zierë hedhim piperin e zi dhe sipas dëshirës, aroma të prera hollë. Gjellën domate me oriz e servirim në pjata sipas dëshirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat