Këto ushqime lehtësojnë simptomat e menopauzës

Ushqime

Këto ushqime lehtësojnë simptomat e menopauzës

Më: 10 mars 2022 Në ora: 16:13
Ilustrim

Çdo grua rreth të pesëdhjetave përballet me ndryshime të shumta në trupin e saj dhe e gjithë kjo është pasojë e menopauzës. Kjo gjendje mund të dallohet nga afshet e nxehta, ndryshimet e humorit, djersitjet gjatë natës dhe problemet me gjumin por dhe me probleme të tjera që variojnë nga personi.

Edhe pse nuk mund të shmanget ky ndryshim hormonal, një dietë e ekuilibruar e pasur me vitamina mund të lehtësojë problemet më të zakonshme që sjell menopauza.

1. Hani një dietë të plotë të pasur me kalcium, magnez dhe vitaminë D.

Rrisni konsumin e frutave, zarzavateve, perimeve shumëngjyrëshe dhe produkteve të qumështit si kos, djathë dhe qumësht. “Rënia e estrogjenit ndërsa gratë kalojnë në menopauzë padyshim rrit rrezikun e tyre për disa probleme si osteoporoza, kështu që marrja e ushqimeve të pasura me kalcium është shumë e rëndësishme,” thotë Soma Mandal, MD, specialiste e shëndetit të grave.

2. Konsumoni acide yndyrore omega-3.

Hulumtimet tregojnë se omega-3 mund të zvogëlojë shpeshtësinë e afsheve të nxehta dhe intensitetin e djersitjes gjatë natës. “Ka raste kur ju mund të plotësoni omega-3, por i inkurajoj pacientët e mi që të marrin omega-3 e tyre fillimisht përmes ushqimit, i cili përfshin peshq të tillë si salmoni dhe ton dhe burime vegjetariane si farat e lirit dhe farat chia.” thotë Mandal.

3. Shtoni ushqime që përmbajnë estrogjene bimore, ose fitoestrogjene.

Brokoli, lulelakra, manaferrat e errëta, qiqrat dhe soja mund të ndihmojnë në zvogëlimin e disa simptomave të menopauzës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat