Ushqimet që ngadalësojnë plakjen

Ushqime

Ushqimet që ngadalësojnë plakjen

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Një përbërës që gjendet në një shumëllojshmëri perimesh dhe frutash, mund të ngadalësojë plakjen e mëlçisë, syve, skeletit dhe metabolizmit. Studiuesit nga Universiteti i Uashingtonit kanë zbuluar se kjo substancë gjithashtu parandalon shtimin në peshë me kalimin e kohës.

Substanca quhet mononukleotid nikotinamid (NMN) dhe është treguar se kompenson deficitin në prodhimin e energjisë që mendohet se drejton procesin e plakjes.

Eksperimentet treguan një ngadalësim të plakjes biologjike dhe një përshpejtim të proceseve metabolike.

Vlerësohet se efekti pozitiv i mononukleotidit nikotinacid mund të arrihet vetëm te organizmat e moshuar, pasi në moshat më të reja prodhohet natyrshëm në sasi të mjaftueshme. NMN gjendet në perime të tilla si: Brokoli, lakra, avokado, fasule soje, kastravec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat