Pite në formë varke me djathë dhie, vezë dhe proshutë

Ushqime

Pite në formë varke me djathë dhie, vezë dhe proshutë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Përbërësit për brumin: 300 ml qumësht, 1 lugë çaji sheqer, 1 lugë çaji maja buke, 1 lugë çaji kripë, 1 filxhan çaji gjalpë+ vaj ulliri, 400 g miell 00, 100 g miell i papërpunuar (integral)

Për mbushjen: djathë dhie i thërrmuar, mozzarella, proshutë, ullinj, pak salcë domatesh, vezë na varësi të numrit të piteve që do të përgatisni, rigoni, kripë, piper.

PËRGATITJA: Të gjithë përbërësit për brumin i punova në brumatriçe për 10 minuta. Mund të bëni të njëjtën gjë edhe me dorë. Më pas mbulova brumin me napë dhe e lashë të pushojë rreth 2 orë në temperaturë ambienti.
Më pas ndava brumin në toptha, të cilët duhet të pushojnë të mbuluar me pecetë për 10 minuta. U jepet formë vezake me okllai dhe shtova në mes mbushje.

 Mbulohen anët dhe krijohet forma e varkës. I leva me pak gjalpë të shkrirë sipër dhe i poqa në furrë të parangrohur 200°C rreth 20 minuta. Ju bëfshin mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat