Do të lëpini gishtat, levrek në furrë me qepë dhe hudhra të njoma

Ushqime

Do të lëpini gishtat, levrek në furrë me qepë dhe hudhra të njoma

Më: 13 prill 2022 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

Përbërësit për 5-6 persona:

 rreth 1 kg peshk levrek i ndarë në copa (dy ose tre peshq në varësi të madhësisë), 1 limon, gjysmë qepë e thatë e prerë imë,  6-7 qepë të njoma,  6-7 hudhra të njoma - nëse nuk mund të gjeni të njoma, zëvendësojini me 2-3 thelpinj hudhër të thatë dhe për volum shtoni dhe dy tre qepë të njoma më shumë, 12 - 15 domate të vogla, kripë, një lugë e vogël spec i kuq jo djegës, spec djegës sipas dëshirës dhe vaj ulliri.

Përgatitja : 

Copave të peshkut iu hedhim kripë dhe lëng limoni dhe i lemë mënjanë ndërkohë që përgatisim gjellën. Në një tigan të madh me kapak, skuqim qepën e thatë sa të zbutet, pastaj shtojmë qepët dhe hudhrat e njoma. Përziejmë pak minuta sa t'ju bjerë volumi. Shtojmë një gotë ujë dhe e lemë gjellën të ziejë sa të zbuten. Shtojmë domatet, kripë dhe specin djegës e jo djegës. Vendosim copat e peshkut ne tigan. Shtojmë dhe një tufë majdanoz të grirë. I ziejmë copat e peshkut për tre minuta nga njëra anë pastaj i kthejmë dhe i ziejmë dhe tre minuta nga ana tjetër. Nëse ka nevojë, shtojmë dhe pak ujë. Ideja është që gjella të dalë me ca lëng, por jo si supë. E shërbejmë me pak vaj ulliri sipër dhe ca bukë të mirë. Nëse rri nja dy orë pasi gatuhet, shijet kombinohen dhe me mirë. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat