Hudhra mund të jetë shumë e rrezikshme!

Ushqime

Hudhra mund të jetë shumë e rrezikshme!

Më: 29 prill 2022 Në ora: 15:17
Ilustrim

Është e vështirë të rendisni të gjitha vetitë e dobishme të hudhrës, por duhet të dini se në disa situata mund të jetë e rrezikshme për shëndetin. Sipas studimeve, konsumimi aktiv i hudhrës relakson enët e gjakut dhe ul presionin e gjakut. Është shumë efektive në uljen e niveleve të kolesterolit (LDL).

Ajo forcon sistemin imunitar dhe është e dobishme për trajtimin e infeksioneve. Është e shëndetshme dhe mund të kombinohet lehtësisht me gatime të ndryshme. Megjithatë, sado e shëndetshme të jetë, ka raste ku shkakton probleme. Nuk duhet ta kombinoni me terapitë e mëposhtme, shkruan abcnews.al.

– Hudhra ka veti natyrale antikoagulante dhe nuk duhet të kombinohet me barna antikoagulante – ilaçe që përdoren për trajtimin e problemeve të qarkullimit të gjakut, hollimin e gjakut dhe në këtë mënyrë parandalimin e mpiksjes.

– Nëse jeni duke marrë ndonjë mjekim, nuk duhet të merrni hudhra pa u konsultuar më parë me mjekun.

– Nëse keni probleme me mëlçinë dhe jeni duke marrë terapi, hudhra mund të ulë efektivitetin e saj.

– Personat me stomak të ndjeshëm duhet të shmangin hudhrën, sepse është e vështirë për t’u tretur.

– Gjatë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji, marrja e hudhrës si ilaç nuk rekomandohet.

– Nëse keni presion normal ose të ulët të gjakut, nuk duhet të hani hudhër çdo ditë. Presioni mund të bjerë edhe më shumë dhe të shkaktojë komplikime. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat