Ja si ta kuptoni nëse vuani nga alergjia apo intoleranca ushqimore

Ushqime

Ja si ta kuptoni nëse vuani nga alergjia apo intoleranca ushqimore

Më: 26 maj 2022 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Konsumi i disa ushqimeve mund të shkaktojë një sërë reagimesh fizike të cilat janë të zakonshme dhe ndodhin shpesh.

Këto reagime fizike shpesh ndodhin si pasojë e intolerancës ushqimore dhe jo domosdoshmërisht për shkak të një alergjie ndaj ushqimit.

Në këtë artikull të AgroWeb do të mësoni më shumë për dallimin mes alergjisë ushqimore dhe intolerancës ushqimore.

Çfarë është intoleranca ushqimore:

Sipas ekspertëve të AgroWeb, intolerance ushqimore është një reagim i trupit, shpesh i vonuar, ndaj një ushqimi apo pijeje. Ky reagim mund të ndodhë edhe si pasojë e një substance artificiale të shtuar në ushqim, apo përbërësi të caktuar që shkakton disa shqetësime në organe apo sistemet e organizmit. Simptomat e intolerancës ushqimore shpesh mund të ngatërrohen me atë të alergjisë.

Çfarë është alergjia ndaj ushqimit:

Alergjia  ndodh kur sistemi imunitar reagon në mënyrë të pazakontë ndaj një ushqimi të caktuar. Reagimet alergjike mund të jenë serioze, problematike dhe kërcënuese për jetën. Simptomat mund të prekin pjesë të ndryshme të trupit në të njëjtën kohë. Disa prej simptomave më të zakonshme janë: ndjesia e kruajtjes në brendësi të gojës, fytit ose veshëve.

Nëse njëri prej jush vuan nga intoleranca ushqimore, atëherë ju mund të hani sasi të vogla të atij ushqimi të caktuar pa pësuar ndonjë shqetësim. Ju mund të arrini edhe të parandaloni reagimet e trupit.

Për shembull, nëse keni intolerancë ndaj laktozës, ju mund të pini qumësht pa laktozë ose të merrni pilula përkatëse për të lehtësuar tretjen.

Shkaqet e intolerancës ushqimore përfshijnë:

Ekspertët e AgroWeb kanë identifikuar disa prej shkaqeve më të përhapura të intolerancës ushqimore. Bëhet fjalë për:

Mungesën e një enzime të caktuar që ndihmon në tretjen e plotë të një ushqimi.

Sindromën e zorrës së irrituar e cila shkakton konstipacion, kontraktime dhe diarre.

Ndjeshmërinë ndaj shtesave artificial siç mund të jenë ato tek frutat e thata, vera e të tjerë.

Stresin dhe faktorët psikologjikë, roli i të cilëve është akoma i paqartë.

Nëse ju keni një reagim të pazakontë pas ngrënies së një ushqimi, konsultohuni me një mjek për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një intolerancë apo alergji.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat