Pas cilës orë në mbrëmje nuk bën të pini kafe?!

Ushqime

Pas cilës orë në mbrëmje nuk bën të pini kafe?!

Më: 28 maj 2022 Në ora: 06:29
Foto ilustrim

Ftesat e mbrëmjes në kafe nuk janë të pazakonta, edhe pse e dimë që nuk duhet të pimë në atë kohë. Mbase është fjala për ndonjë sinjal sekret

Nuk ka mjek i cili do t’ia ndalonte mashkullit që në mbrëmje të mos pijë kafe me të vajzën e cila i pëlqen. Aq më tepër nëse e ka ftuar në shtëpi të vet…

Mirëpo, duke pasur parasysh se fjala është për “party seksi”, thjesht mund të merrni një shishe verë me vete dhe ta harroni tërësisht kafen. Përse?

Për shkak se kafja është e dëmshme nëse pihet pas kohës së caktuar gjatë ditës.

Cila është ajo kohë?

Nuk ekziston saktësisht koha pas së cilës duhet të mos pini kafe, por kjo varet nga bioritmi juaj.

Mirëpo, mund të thuhet që duhet të mos pini kafe rreth gjashtë orë para se të flini gjumë për jetë të shëndetshme dhe gjumë kualitativ.

Nëse jeni të varur ndaj kafeinës, për zgjimin tuaj në mëngjes apo për të qënë aktivë gjatë ditës, duhet të dini që nuk jeni vetmit.

Kafeina stimulon sistemin qendror nervor, lehtëson lodhjen, rrit përqëndrimin dhe ju mban zgjuar. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat