Disa ushqime që ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor dhe fizik

Ushqime

Disa ushqime që ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor dhe fizik

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Studimet tregojnë se një prej arsyeve të shqetësimeve të stomakut vijnë nga stresi apo ankthi. Siç thotë edhe populli “mendje e shëndoshë në një trup të shëndoshë”, ndaj ja ku ke një listë me disa ushqime që ndikojnë pozitivisht në shëndetin tënd mendor dhe fizik.

Kosi

Një burim shumë i shëndetshëm i probiotikëve, të cilat ndikojnë edhe në përmirësimin e sistemit imunitar.

Bajamet

Ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe ndikojnë në largimin e stresit.

Bananja

Ul kolesterolin, redukton fryrjen dhe të ngre humorin.

Salmoni

I pasur me Omega-3 dhe vitaminë D, salmoni ëshë një luftues natyral i depresionit.

Avokadoja

Vitamina K ndikon pozitivisht në memorien tënde. Gjithashtu, ngjyra e avokados qetëson mendjen.

Spinaqi

Acidi folik lufton drepresionin, pagjumësinë, madje është edhe një faktor reduktues i demencës tek të rriturit.

Çokollata e zezë

Ndikon në reduktimin e stresit, si dhe është një ndër faktorët që nxit lumturinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat