​Si të zgjedhim gjithmonë shalqirin më të ëmbël

Ushqime

​Si të zgjedhim gjithmonë shalqirin më të ëmbël

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Nuk ka njeri që nuk e pëlqen shalqirin, por zgjedhja e atij të ëmbël dhe të lëngshëm ndonjëherë është një dhimbje e vërtetë.

Përdorni këta trika të shkëlqyer dhe nuk do të gaboni më kurrë në zgjedhjen tuaj:

1. Kërkoni një njollë të verdhë në sipërfaqen e shalqirit

Keni vënë re një njollë në sipërfaqen e shalqirit? Ai përfaqëson vendin ku është shtrirë në tokë gjatë pjekjes. Shalqinjtë më të pjekur kanë një njollë të verdhë, ndërsa ato të bardha ose të gjelbra të lehta duhen shmangur sepse janë mbledhur para se të piqen. Mos blini as një shalqi që nuk ka asnjë të metë në sipërfaqe.

2. Shikoni kërcellin

Pastaj kushtojini vëmendje kërcellit. Në shalqinjtë e freskët kërcelli është i gjelbër dhe tek ata që qëndrojnë për një kohë të gjatë është pak i thatë dhe i verdhë.

3. Tingulli është vendimtar

Hapi i fundit është testi i "shtypjes". Prekni shalqirin dhe kushtojini vëmendje tingullit - nëse ai "kumbon" dhe duket se rezonon pak, është pothuajse e sigurt që shalqiri është i pjekur dhe i ëmbël.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat