Mënyra më e keqe për të përgatitur perime

Ushqime

Mënyra më e keqe për të përgatitur perime

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Perimet kanë përfitime të shumta shëndetësore për zemrën, kockat, sytë dhe organeve të tjera.

Megjithatë, sado të shëndetshme që janë perimet, ka mënyra se si mund t'i përgatisni ato që janë të dëmshme për trupin tuaj. 

Nutricionistja Molly Hembri thotë për Eat This, Jo That se një nga mënyrat më të këqija për të përgatitur perime është skuqja e tyre.

"Ka shumë mënyra se si mund të përgatiten perimet që nuk janë të mira për shëndetin tuaj, duke përfshirë skuqjen. Nuk është e nevojshme që me përgatitjen e perimeve të humbasin lëndët ushqyese, problemi është se njerëzit mendojnë se po hanë diçka të shëndetshme, dhe u shtojnë perimeve sasi të mëdha vajrash të rafinuar, kripë, sheqer”, tha ajo.

Studime të shumta kanë treguar se ngrënia e ushqimeve të skuqura shoqërohet me shumë rreziqe shëndetësore. Për shembull, konsumimi i rregullt i ushqimit të skuqur lidhet me një rrezik më të lartë të vdekshmërisë te gratë në Britaninë e Madhe, sipas një studimi në British Medical Journal.

Gjithashtu, hulumtimi i publikuar në revistën Nutrients tregoi se konsumimi i ushqimeve të skuqura disa herë në javë lidhet me një rrezik të shtuar të zhvillimit të diabetit të tipit 2, problemeve të zemrës, obezitetit dhe hipertensionit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat