Çfarë ndodh me trupin një orë pasi ke ngrënë një hamburger

Ushqime

Çfarë ndodh me trupin një orë pasi ke ngrënë një hamburger

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 17:09
Ilustrim

Një skemë e re shpjegon që brenda 10 minutave nga përtypja e fundit e hamburgerit gjigant, sheqeri në gjak rritet në 'nivele të larta mbi normalen' dhe kaloritë të japin një efekt ëndërrimtar dhe të duket sikur je në majat më të larta, para se të rrëzohesh me një etje të fuqishme pas gjysmë ore.

Kripa në një hamburger të madh (hamburgerat në Britani kanë 2.3 gramë kripë secili) i detyron veshkat të punojnë më shumë për të nxjerrë jashtë kripën dhe zemra duhet të rrahë më shpejt për të pulsuar gjakun. Juve do t’ju rritet presioni i gjakut dhe lajmi që askujt nuk i vjen papritur, është që po të hani shumë hamburger, mund të pësoni atak.

Kur arrin në minutën e 40-të, e ke humbur kontrollin e sheqerit të gjakut dhe ke një ngritje të insulinës dhe ndjenjës së urisë.

Pas 1 ore trupi juaj është duke u lodhur në procesin e një tretjeje të ngadaltë. Zakonisht duhen 24 deri në 72 orë për të tretur një ushqim, por hamburgeri duke qenë më i yndyrshëm sesa një vakt normal, kërkon më shumë.

Merreni nga shtëpia! Bëjeni vetë hamburgerin tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat