Ca hile që funksionojnë për të zvogëluar sasinë e ushqimit që po hani

Ushqime

Ca hile që funksionojnë për të zvogëluar sasinë e ushqimit që po hani

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Si çdo gjë tjetër, edhe të ushqyerit komandohet nga truri juaj. Eshtë e gjitha një lojë psikologjike që e drejtoni ju sipas dëshirës dhe nevojave tuaja. Tani për shembull, po ju mësojmë disa hile që funksionojnë nëse doni të reduktoni sasinë e vakteve gjatë ditës.

Konsumoni më shumë ushqime pikante.

Të konsumoni ushqime pikante përveç se ju redukton oreksin, ndihmon edhe në djegien e më shumë kalorive pas një vakti.

Pini nga një gotë e gjatë dhe e ngushtë.

Kjo hile është më shumë për të gënjyer veten. Zakonisht pijet me gaz nuk sugjerohen gjatë një diete, por nëse nuk bëni dot pa to, merrni një gotë të gjatë dhe të ngushtë në mënyrë që të konsumoni më pak.

Konsumoni mente

Era e mentes redukton nepsin për çfarëdo ushqimi që ju është kthyer në rutinë.

Hani më dorën "tjetër"

Nëse jeni mësuar që çdo gjë ta bëni me dorën e djathtë, hani me të majtën dhe e anasjellta për mëngjërashët. Arsyeja e këtij veprimi është shumë e thjeshtë, të ngrënit do t’ju zgjatet shumë dhe do t’ju bëhet angari.

Filloni çdo vakt me një gotë ujë.

Në këtë mënyrë një pjesë e stomakut tuaj do të jetë e mbushur dhe do të keni më pak hapësirë për ushqimin.

Përdorni pjata të vogla.

Shpeshherë njerëzit konsumojnë më shumë vetëm sepse duhet të mbarojnë gjithçka kanë në pjatë. Ky problem mund të zgjidhet shumë thjeshtë duke vënë në përdorim pjatat e vogla.

Përdorni më shumë perime.

Nëse në pjatat kryesore të ditës konsumoni shumë karbohidrate, zëvendësojini këto ushqime me perime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat