Disa nga ushqimet që parandalojnë gërhitjen

Ushqime

Disa nga ushqimet që parandalojnë gërhitjen

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Gërhitja është një problem shqetësues, jo vetëm për personin që i ndodh, por edhe për gjithë ata që janë afër tij. Gërhitja krijohet si pasojë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes ose nga prania e mishit të huaj në hundë.

Sipas studiuesve, jo gjithçka varet vetëm nga mënyra e të fjeturit, një ndikim të madh kanë edhe ushqimet që konsumon para gjumit.

Ja cilat janë disa prej tyre:

Mjalti

Mjalti përdoret në mjekësi prej 500-vjetësh. Mjalti lufton mukozën dhe ulcerën në gojë, duke ndihmuar në këtë mënyrë reduktimin e gërhitjes. Prandaj për një gjumë të rehatshëm dhe pa gërhitje, është mirë që të konsumoni një filxhan me qumësht të ngrohtë soje me mjaltë ose edhe një lugë çaji mjaltë.

Çaji

Në përgjithësi çaji i nxehtë nxit gërhitjen, por disa përzierje si çaj kamomili, çaji i zi, çaji jeshil apo çaji i bardhë e reduktojnë gërhitjen. Më i rekomanduar është çaji i nenexhikut, i cili mund të pihet para gjumit, sepse lehtëson frymëmarrjen dhe eliminon mukusin e tepërt në rrugët e frymëmarrjes.

Uji

Mungesa e ujit në trup është një faktor që ndikon në gërhitje. Kur trupi është i dehidratuar, gjuha ka tendencë të ngjitet lart drejt qiellzës dhe të bëjë atë zhurmën e tmerrshme gjatë gjumit, shkruan telegrafi. Ndaj konsumoni 2-3 gota ujë të vakët para se të flini.

Erëzat

Erëzat ndihmojnë në pastrimin e mukusit të tepërt në hundë, këshillon Living. Piperi i zi, piperi bardhë dhe i kuq, xhenxhefili, mund të përdoren në ushqimet gjatë vaktit të darkës, por në ushqime të lehta pa shumë kalori.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është mjaft i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore që veprojnë në rrugët faringale dhe ato nazale. Prandaj nëse keni probleme me gërhitjen, është e këshillueshme të konsumoni sa më shumë vaj ulliri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat