Kek me limon dhe fara lulëkuqeje

Ushqime

Kek me limon dhe fara lulëkuqeje

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 13:44
Ilustrim

Nëse po kërkoni për një recetë të thjeshtë dhe të shijshme keku, ne ju sjellim recetën e Mirela Andonit nga @papare_thebeautyofsmallthings. Farat e lulëkuqes janë të pasura me vitamina dhe minerale, ndërsa limoni është plot vitaminë C dhe vitamina të tjera, prandaj mos e mendoni dy herë para se të nisni nga puna për këtë kek.

Përbërësit që ju duhen:

4 vezë të vogla

200 gr sheqer

80 gr gjalpë i tretur ose vaj

1 limon i madh, lëngu edhe lëkura

200 gr miell

1 fryrës keku

Fara lulëkuqeje

Mënyra e përgatitjes:

Rrahim vezët me sheqerin dhe më pas shtojmë gjalpin e tretur. Shtojmë lëngun dhe lëkurën e limonit, përziejmë mirë dhe shtojmë miellin dhe fryrësin. Në fund i shtojmë farat e lulëkuqes dhe e vendosim masën te tava e lyer me gjalpë dhe miell. E pjekim me 170°C për 50 minuta në furrë të parangrohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat