Këto ushqime mëngjesi janë të shijshme, por një gjë është e sigurtë: Do ndiheni të fryrë!

Ushqime

Këto ushqime mëngjesi janë të shijshme, por një gjë është e sigurtë: Do ndiheni të fryrë!

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Mëngjesi është vakt shumë i rëndësishëm, sidomos kur ke që një mbrëmje më parë që e ëndërron. Ke nevojë për energji dhe mendja sigurisht të shkon tek karbohidratet, ndonjë petull gjigante që s'ka fund, etj, etj...Pasi mbaron shija është perfekte, por ndjesia që mbizotëron është faji! Ndihesh në faj sepse ndihesh i fryrë. Cilat janë ushqimet që jua shkaktojnë më shumë këtë?

Sandëhich-et

Një mëngjes i tillë, i mbushur me djathë të yndyrshëm e të kripur dhe mish të procesuar, e bën trupin tuaj që të mbajë më shumë ujë. Gjithashtu, ushqimet shumë të yndyrshme treten shumë më ngadalë, kështu që atë sandëich-in e mëngjesit do ta keni praktikisht në stomak përgjatë gjithë ditës.

Një smoothie gjigande

Ndonëse mund të jetë me përbërës tërësisht të ushqyeshëm, një smoothie do t'ju shkaktojë fryrje, për arsyen e vetme sepse gjithë ai lëng zë shumë vend në stomak. Pirja me një pipë gjithashtu e përkeqëson situatën, sepse ju bën të fusni edhe ajër në stomak.

Një tas i madh me fruta

Mund të duket si një ide e mirë, por është fare e thjeshtë ta tejkalosh masën, sidomos me fruta me përmbajtje të lartë sheqeri si kumbullat, nektarinat, pjeshkët, kajsitë, qershitë, mollët dhe dardhat. Këto fruta janë të pasura me fruktozë, një lloj sheqeri që për shumë njerëz është i vështirë për t’u tretur.

Kafe me qumësht pa yndyrë

Embëlsuesit pa kalori me të cilët bëhen ato që njohen si “skinny latte”, janë një nga arsyet kryesore të fryrjes së barkut.

Kruasantet a.k. Brioche

Janë të mbushura me karbohidrate të rafinuara, që trupi juaj i ruan si sheqer. dhe ashtu si me kripën, ky sheqer i shtuar do të mbajë më shumë ujë në stomakun tuaj.

Petullat

vetëm në qoftë se janë bërë me miell integral dhe shoqërohen me diçka pa shumë sheqer, do të bënit mirë t’i konsumonit petullat në mëngjes. Në të kundërt, po hani thjesht një ëmbëlsirë për mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat