Ruajeni prostatën, mos i konsumoni këto ushqime

Ushqime

Ruajeni prostatën, mos i konsumoni këto ushqime

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Mos konsumoni mish me yndyrë – Dietat me përmbajtje të tepërt yndyrore lidhen me kancerin e prostatës, kancere të tjera, sëmundje të zemrës dhe shumë sëmundje të tjera. Yndyra, veçanërisht ajo e bulmetit, është treguar se shkakton zmadhim jokanceroz, por potencialisht të rrezikshëm të HBP-së.

Mos konsumoni sheqerna të përpunuara (kek, tortë, karamele, marmallatë, bukë të bardhë, salca të sheqerosura) dhe shmangni ëmbëlsuesit artificialë.

Mos i shtoni kripë ushqimit tuaj dhe shmangni ushqimet e kripura.

Mos konsumoni vajra të hidrogjenuara, si ato të gjendura në margarinë, petulla, biskota, torta, ëmbëlsira të tjera, patatina dhe ushqime të tjera të skuqura tepër. Vajrat e hidrogjenuara mund të ndikojnë në mënyrën sesi trupi prodhon dhe përdor kolesterolin dhe substanca të tjera jetësore. Tregohuni të kujdesshëm për të mos përdorur temperatura tepër të larta kur gatuani: temperaturat mbi 180° ose më të larta mund të hidrogjenojnë çdo vaj.

Mos konsumoni ushqime të konservuara, të paketuara ose të përpunuara në mënyra të tjera. Shumë lëndë ushqyese të rëndësishme shkatërrohen dhe largohen gjatë përpunimit, ndërsa sheqernat, ngjyruesit, lëndët konservuese dhe yndyra shtohen. Ajo që ju mbetet, mund të ketë shije të mirë, por streson trupin tuaj dhe dëmton shëndetin.

Mos konsumoni pije të gazuara, alkool, çaj të zi (që përfshin shumicën e çajrave të ftohta), ose kafe. Pijet e gazuara përmbajnë sheqer të përpunuar (dhe zëvendësues të sheqerit, që janë më keq). Ato janë tepër të gazuara me CO2 dhe shkaktojnë një sforcim të madh për mëlçinë dhe veshkat, të cilat janë shpesh të mbingarkuara tashmë dhe duhet të eliminojnë dioksidin karbonit nga trupi.

Kafeina, e cila është acidifikuese, është njëlloj e dëmshme. Kafeina streson së tepërmi gjëndrat adrenale, duke dobësuar si përfundim aftësinë e tyre për të ekuilibruar dhe rregulluar energjinë tonë për jetën e përditshme dhe shërimin.

Mos konsumoni bulmet, veçanërisht në qoftë se është i pasterizuar. Në Amerikë, konsumimi i produkteve bulmetore është i lidhur ngushtësisht me kancerin e prostatës. Pasterizimi përdoret kryesisht në Amerikë. Në shumë pjesë të Evropës, ku njerëzit konsumojnë shumë produkte bulmetore kryesisht të papasterizuara, ka shumë më pak kancer të prostatës. Në qoftë se ju konsumoni ushqime bulmetore, merrni varietetet me cilësinë më të mirë, organike, të pagatuara dhe me përmbajtje të ulët të yndyrës, të cilat gjenden në shumicën e dyqaneve të shëndetshme dhe konsumojini më rrallë.

Mos konsumoni lëngje me vaktet e ushqimit ose menjëherë para ose pas vakteve. Lëngjet hollojnë enzimat e tretjes, duke shkaktuar tretje të dobët, më pak lëndë ushqyese të vlefshme për trupin dhe më shumë stres mbi sistemin. Nëse mundeni të paktën pakësoni konsumimin e lëngjeve gjatë vakteve në minimum, duke pirë vetëm sasi të vogla.

Shmangni përdorimin e akullit në pijet tuaja. Ai mund të pengojë aktivitetin tretës të stomakut dhe të detyrojë trupin ta nxehë lëngun e ftohtë, duke harxhuar energji të konsiderueshme.

Është e këshillueshme që ushqimi të konsumohet në shoqërinë e një shoku ose një të dashuri duke shijuar një bisedë të këndshme. Përtypni mirë ushqimin tuaj të paktën 40 herë për çdo kafshatë dhe ndaloni së ngrëni kur ndiheni i kënaqur (para se të jeni ngopur).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat