Njihuni me ushqimet që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut

Ushqime

Njihuni me ushqimet që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Sëmundjet kardiovaskulare janë mjaft të rrezikshme dhe kërkojnë kujdes të vazhdueshëm nga pacientët që diagnostikohen me një prej tyre.

Ato shkaktohen nga bllokimi apo ngushtimi i arterieve. Kjo gjë zakonisht shkakton dhimbje në gjoks, sulm në tru apo edhe në zemër. Sidoqoftë, sekreti për të shmangur ngushtimin e arterieve është ushqimi i duhur dhe aktiviteti fizik.

Boronicat kuqe njihen për uljen e niveleve të kolesterolit të keq brenda trupit. Veç kësaj, ato janë të pasura me antioksidantë që promovojnë shëndetin e mirë të përgjithshëm të trupit.

Përveçse pastron arteriet, shpargu edhe ndihmon në zvogëlimin e tensionit të lartë të gjakut. Në fakt, shpargu cilësohet si ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës.

Çaji jeshil njihet më së miri si ndihmës për humbjen e peshës, por gjithashtu e pengon absorbimin e përqindjes së kolesterolit kur tretni ushqimin. Pini të paktën dy gota çaj jeshil në ditë dhe do të keni arterie më të pastra brenda pak javësh.

Avokado është ushqim që patjetër duhet futur në dietën tuaj, për shkak se jo vetëm që është i mirë për lëkurën, por edhe për shëndetin e zemrës. Ato janë një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme, të cilat lidhen edhe me uljen e nivelit të kolesterolit të dëmshëm

Peshqit si salmoni, sardelet dhe toni janë të pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat janë studiuar gjerësisht për përfitimet shëndetësore në zemër. Në një studim në 324 njerëz, ngrënia e salmonit tri herë në javë për tetë javë ka ulur ndjeshëm presionin e gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat