​Soja ndihmon në uljen e kolesterolit

Ushqime

​Soja ndihmon në uljen e kolesterolit

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Kolesteroli i nevojitet trupit tonë në sasi të caktuara. Ai luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, prodhimin e hormoneve dhe vitaminës D. Ky element gjendet kryesisht në ushqimet me origjinë shtazore, por edhe në qelizat tona.

Megjithatë, nëse i kalon vlerat e lejuara, mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin tonë. Kolesteroli i tepërt ka tendencë të ngjitet në muret e brendshme të enëve të gjakut, gjë që mund të shkaktojë sëmundje të tilla si presioni i lartë i gjakut, arteroskleroza, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e veshkave etj.

Kolesteroli krijohet në mëlçi dhe përqendrimi i tij në gjak lidhet më së shumti me mënyrën e të ushqyerit. Vlerat e ngritura të kolesterolit LDL shkaktohen kryesisht nga dieta e gabuar dhe stresi.

Një ushqim është dëshmuar të jetë veçanërisht i rëndësishëm kur bëhet fjalë për uljen e kolesterolit të keq.

Organizata Britanike e Shëndetësisë e vlerësoi atë si një "ushqim perfekt" për enët e gjakut të shëndetshme. Është soja. Studimet më të fundit kanë treguar se soja mund të ulë nivelin e kolesterolit të keq me 3 për qind. Revista shkencore The Journal of Nutrition publikoi rezultatet e këtij hulumtimi në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat