Ushqimet që 'shtyjnë' plakjen

Ushqime

Ushqimet që 'shtyjnë' plakjen

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Të dukemi të rinj është një nga sfidat më të mëdha me kalimin e kohës. Ka disa ushqime të cilat ju ndihmojnë gjatë kësaj “beteje”.

Manaferrat

Kush nuk i ka qejf manaferrat? Manaferrat janë shumë të pasura e antioksidant, të cilët ndihmojnë shëndetin e qelizave dhe ju mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme.

Avokado

Avokadot janë burim i mrekullueshëm i vitaminës E, kaliumit dhe antioksidantëve.

Hudhra

Hudhra zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak dhe ngritë jashtëzakonisht shumë sistemin e imunitetit. Është po ashtu ushqim anti-viral dhe antibakterial, që mund të ndihmojë në uljen e rritje dhe përhapjen e qelizave të kancerit.

Kokrrat të pasura me fibra

Tërshëra dhe orizi ngjyrë kafe janë burime të shkëlqyera të fibrave, të cilat ndihmojnë në lëvizjen e ushqimit në zorrë. Një dietë e pasur me fibra ndihmon në largimin e substancave të padëshiruara nga organizmi. Drithërat gjithashtu mund të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat