Nuk janë ëmbëlsirat, nuk do ta besoni se cili është ushqimi që na i prish më shumë dhëmbët

Ushqime

Nuk janë ëmbëlsirat, nuk do ta besoni se cili është ushqimi që na i prish më shumë dhëmbët

Më: 21 mars 2024 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Karbohidratet e fermentueshme, si buka e bardhë, makaronat, patatet e skuqura, drithërat dhe krakerat janë më të këqija se ëmbëlsirat kur bëhet fjalë për përkeqësimin e shëndetit të dhëmbëve.

Ekspertja dentare Whitney DiFoggio i quajti ato “sheqerna të poshtra”, sipas The New York Post.

“Arsyeja pse karbohidratet e fermentueshme janë kaq të dëmshme për dhëmbët është sepse ato shpërbëhen në mënyrë specifike në sheqerna ndërsa janë ende duke u përtypur në gojën tuaj”, tha ajo.

Ekspertja shtoi se këto karbohidrate specifike rrisin mundësinë e prishjes së dhëmbëve sepse pështyma punon shumë për të hequr ushqimin e ngjitur në dhëmbët tuaj. Kjo e bën gojën më acidike.

Për më tepër, ushqimet që “kërkojnë kafshim dhe përtypje më të rëndë”, të tilla si për shembull perimet e freskëta, si karotat dhe selinoja, si dhe çokollata e zezë, janë çuditërisht të dobishme për dhëmbët tuaj pasi ato lahen lehtësisht.

Drithërat integrale, nga ana tjetër, janë zakonisht më të shëndetshme për shëndetin tuaj dentar.

Duke thënë këtë, ajo këshillon t’i konsumoni tërë këto ushqimet në një vakt, sepse ngrënia gjatë gjithë ditës “është më e keqja që mund të bëni për dhëmbët” pasi goja është vazhdimisht acidike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat