Në dietë ose jo uria e papritur dhe pa fre i ngacmon të gjithë herë pas here. Ushqimi është sigurisht shumë i rëndësishëm për trupin dhe energjinë, por edhe ky proces ka limitet e tij. Prandaj këshillohet që edhe ataket nga uria e tepërt të kontrollohen me shumë kujdes.
Ndonëse do dëshironit të konsumonit menjëherë çfarë ju del para në frigorifer, mos e bëni me çdo ushqim. Ka disa ushqime plot vlera të cilat ngopin stomakun pa e dëmtuar dhe fryrë atë. Në këtë artikull listohen disa nga këto ushqime të cilat ju ndihmojnë të ruani shëndetin dhe peshën tuaj ideale. Më poshtë i gjeni të listuara dhe të shpjeguara njëra pas tjetrës.
Kosi
Kosi është padyshim është një burim proteinash që ndihmojnë në frenimin e urisë së tepërt. Rreth 150 gr kos përmban 130 kalori dhe 11 gramë proteina dhe shumë pak sheqerna apo yndyrë. Nëse ndiheni të uritur jashtë vakteve të zakonshme apo në mes të natës mund të konsumoni pa problem një gotë kos.
Supa
Supa padyshim është një ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinat dhe traditën botërore. Përveç shumëllojshmërisë në përgatitje, supa këshillohet shpesh si një kurë e mirë edhe ndaj sëmundjeve inflamatore. Një supë me perime, erëza dhe lëng mishi do të ishte zgjedhja ideale për të mbushur stomakun në mënyrë të shëndetshme. Kini kujdes të mos i shtoni përbërës të tjerë si djathi apo shumë makarona në mënyrë që kaloritë të mos rriten.
Frutat e pyllit
Kombinimi i frutave të pyllit është i njohur për vetitë e mrekullueshme dhe shijen e mirë. Këto fruta të egra janë të pasura me antioksidantë të cilët ndihmojnë trupin të rigjenerohet. Rreth 150 gramë fruta të thata përmbajnë vetëm 90 kalori dhe 3,6 gramë fibra, gjë që është një shpëtim për organizmin tuaj. Përmbajnë me shumicë edhe një substancë të quajtur pektinë e cila ndihmon në parandalimin e zbrazjes së shpejtë të stomakut nga ushqimet.
Vezët
Vezët konsiderohen si një nga ushqimet më me vlera në botë që i dhurojnë trupit shumë energji. Një vezë mesatare përmban 70 gramë kalori dhe 6 gramë proteina të përziera me një sërë vitaminash dhe antioksidantësh. Në këtë mënyrë stomaku juaj qëndron i ngopur dhe organizmi pasurohet me vlera duke mos shtuar në peshë.
Peshku
Peshku është ushqimi perfekt për të mbajtur peshën e duhur, pasi është i pasur me proteina dhe ka shumë pak kalori. Proteinat skanë aftësi t’a mbajnë trupin të ngopur më gjatë duke mbajtur nën kontroll urinë pa shkak.
Gjiza
Si një nënprodukt i qumështit sigurisht është e pasur me proteina. Sigurohuni të zgjidhni gjizën pa kripë në mënyrë që të mos merrni më shumë kalori nga sa duhet në trupin tuaj. Konsumimi i pak gjize të freskët do të ishte ideal për të ndaluar urinë.
Patatet
Patatet mund të jenë shumë të shëndetshme nëse gatuhen në mënyrën e duhur. Përzgjidhini ato sa më të freskëta dhe konsumojini të ziera me gjithë lëkurë. Mund ti spërkasni me shumë pak vaj ulliri pak kripë dhe rigon të zi për të përfituar shumë vlera dhe shije të mrekullueshme.
Mishi i bardhë
Tek mishi i bardhë futet ai i pulës, i gjelit apo gjelit të detit. Janë të pasur me proteina dhe kanë shumë pak kalori. Prandaj gatuajini me pak vaj dhe konsumojini kur ndiheni të uritur, pasi nuk do të ndikojnë peshën tuaj dhe do t’ju mbajnë të ngopur.
Bishtajoret
E gjithë familja e bishtajorëve është një zgjedhje e mirë, por kini kujdes me gatimin e tyre. Të mbani parasysh sasinë e vajit apo kripës që i shtoni është shumë e rëndësishme. Këshillohen si një mënyrë e mirë për të qëndruar të ngopur për një kohë të gjatë.
Tërshëra
Tërshëra këshillohet nga dietologët si një nga mënyrat më të sigurta dhe të shkëlqyera për të humbur në peshë. Jo vetëm që nuk ka shumë kalori, ky ushqim është i pasur me fibra dhe ka veti të mëdha ngopëse. Një tas tërshërë përmban vetëm 150 kalori dhe plot fibra e proteina që kanë një efekt të madh mbi frenimin e urisë.
Sa kalori duhet të konsumoni
Dietologët prek kohësh sugjerojnë disa shifra përsa i përket kalorive. Sasitë e yndyrave, energjisë apo mineraleve të tjera që njeriu merr nëpërmjet ushqimit janë shumë të rëndësishme në mbajtjen e peshës së dëshiruar. Nga këto shifra për femrat rekomandohet 1300-1500 kalori për të humbur në peshë ndërsa 2000 kalori për të shtuar në peshe. Tek meshkujt shifrat janë më të larta dhe fillojnë nga 2000 kalori për të humbur në peshë ndër mbi 2500 për të shtuar.