Pilaf për mëngjes: A është opsion i mirë?

Ushqime

Pilaf për mëngjes: A është opsion i mirë?

Më: 12 maj 2024 Në ora: 00:05
Foto ilustrim

Drithëra, tostë, smoothie, vezë: Gjërat e para që na dalin para syve kur mendojmë për mëngjesin. Nuk ndodh shpesh ta dëgjoni veten në mëngjes duke thënë: "Për mëngjes do ha pilaf", por ja që kjo mund të ndryshojë. 

Shumica e njerëzve nëpër botë e konsumojnë orizin për drekë ose darkë, por sipas ekspertëve rezulton se është ushqim i mirë për t'u konsumuar edhe në mëngjes. 

Orizi është plot me karbohidrate të shëndetshme, të lehta për t'u tretur nga stomaku dhe njëkohësisht  furnizues i mirë energjie. Të gjitha këto e bëjnë vakt të plotë dhe perfekt mëngjesi. 

Përveç kësaj është lehtësisht i gatueshëm, por bëni kujdes me kripën dhe mos e gatuani më shumë nga ç'duhet. Kaq mjafton për ta nisur ditën me një pjatë pilaf dhe për të marrë gjithë vlerat ushqyese që ju nevojiten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat