Shefit të paraburgimit në Vlorë i djegin automjetin pas mesnatës

Vlora

Shefit të paraburgimit në Vlorë i djegin automjetin pas mesnatës

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 07:58
Ilustrim

Një automjet është djegur pas mesnatës (01:55) në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në lagjen "Hajrro Çakërri" dhe mjeti është në pronësi të Feim Alisinanit, shefi i policisë pranë institucionit të paraburgimit në Vlorë.

Mësohet se makina ishte tip “Nissan Micra”, me targa AA 091 NB.

Ngjarja dyshohet se është e qëllimshme, pasi fillimisht dy persona kanë thyer xhamin e mjetit dhe më pas e kanë spërkatur me benzinë, duke i vënë flakën.

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar autorët drejt këtij akti, ndërsa nuk ka ende asnjë informacion zyrtar nga Policia e Vlorës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat