Aksident në Vlorë/ Plagoset pasagjeri, shoqërohet shoferi

Vlora

Aksident në Vlorë/ Plagoset pasagjeri, shoqërohet shoferi

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:47
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Një mjet tip Ford ka humbur kontrollin si rjedhojë e shpejtësisë së madhe dhe ka goditur barrierat e rrugës, në një pjesë ku po kryen punime.

Në automjet ndodheshin dy persona, ndërsa i plagosur ka mbetur pasagjeri.

Drejtuesi është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.

Në vendgjarje mbërritën menjëherë Policia dhe shërbimi zjarrëfikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat