Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar se për shkak të motit janë pezulluar lundrimet për mjetet e vogla lundruese dhe për ato të peshkimit.
Sipas njoftimit, përgjatë tre ditëve në vijim era do të fryjë në një drejtim jug-jugperëndim, ndërkohë që pritet që përmirësimi të vijë në darkën e 30 dhjetorit.
“Ne baze te parashikimit te kushteve hidrometeorologjike per 72oret e ardhshme ne portin e Vlores dhe jashte saj per datat 27-28-29-30.12.2020 do te jene si me posht : era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 5-6bft brenda gjirit te Vlores; era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGLINDJE forca 6-7bft 10-15m/s deri 7-8bft 15-20m/s jashte.
Permiresimi i kushteve hidrometeorologjike do te jete ne daten 30.12.2020 mbas ores 22:00”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë që edhe veriu i vendit ka pësuar ulje të ndjeshme të temperaturat, duke u zgjuar mëngjesin e sotëm nën petkun e dëborës.