Për kaq orë pezullohet lundrimi në portin e Vlorës

Vlora

Për kaq orë pezullohet lundrimi në portin e Vlorës

Më: 23 janar 2021 Në ora: 11:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kapiteneria e Vlorës njofton se është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla dhe të peshkimit në portin e Vloës, për 48 orët e ardhshme. Shkak për pezullimin është bërë përkeqësimi i motit dhe parashikimet për orët në vijim.

Njoftimi i plotë:

Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla të lundrimi dhe anijeve të peshkimit. Në baze të parashikimit të kushteve hidrometeorologjike për 48 orët e ardhshme në portin e Vlorës dhe jashtë saj do të jenë si më poshtë: era dhe deti ne drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 5-6bft 10-15m/s brenda gjirit të Vlorës;

dhe jashtë gjirit të Vlorës : era dhe deti në drejtimin JUG-JUGPERENDIM forca 6-7bft deri 8bft 15-25m/s jashtë. Janë pezulluar të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Anijet pasagjere te transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar!

Në datën 24.01.2021 në orët e para të ditës do të ketë një përmisim të lehtë në drejtimin Veri-VeriPerëndim por do të përkeqësohet përsëri në drejtimin JUG-JUGPERENDIM me kushtet e mëparshme.

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jete ne datën 26.01.2021 ora 06:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat