Aksidenti në Vlorë/ Kjo është 23 vjeçarja që humbi jetën, bashkëudhëtarja në gjendje kritike

Vlora

Aksidenti në Vlorë/ Kjo është 23 vjeçarja që humbi jetën, bashkëudhëtarja në gjendje kritike

Më: 26 janar 2021 Në ora: 21:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbulohet emri i 23-vjeçares e cila humbi jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin në aksin Vlorë-Levan.

Ajo është shtetasja Anxhela Çapo, ndërkohë që ka mbetur e plagosur dhe bashkëudhëtarja e saj 22-vjeçarja Silvana Muho, e cila është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në  autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe  është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat