Mësohen detaje të reja nga aksidenti tragjik që u regjistrua mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Vlorë-Fier.
Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Kripa, teksa një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbrojtës. Mësohet drejtuesja e automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa bashkudhëtarja e saj në mjet është nisur drejt Spitalit rajonal të Vlorës. Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje.
Ndërkohë në pamje e rënda duket viktima në rrugë pa shenja jete dhe dyshohet se është marrë zvarrë nga ndonjë makinë tjetër kur ka ndodh aksidenti.
Viktima, e cila mendohet të jetë rreth 23 vjeçe, nga përplasja është hedhur disa metra larg makinës.
"Në datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.", njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.