Identifikohet viktima e atentatit në Vlorë. Policia gjen edhe një automjet të djegur, dyshohet se…

Vlora

Identifikohet viktima e atentatit në Vlorë. Policia gjen edhe një automjet të djegur, dyshohet se…

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Viktima e atentatit me armë zjarri në qytetin e Vlorës është Gentian Qarri 40-vjeç. Ndërkohë policia thotë se është gjetur edhe një makinë e djegur që dyshohet se i përket autorëve.

Njoftimi i policise

Më datë 06.02.2021, rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi G. Q., rreth 40 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat