Atentati në Vlorë, nëna e viktimës vajton për vrasjen e të birit

Vlora

Atentati në Vlorë, nëna e viktimës vajton për vrasjen e të birit

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 23:52
Foto

Një 40-vjeçar i quajtur Gentjan Qarri është qëlluar për vdekje nga një makinë sot në Vlorë. Autorët e kanë qëlluar në gjoks viktimën dhe ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës.

Mendohet se kanë qenë dy atentatorë. Atentatorët kanë qenë me kapele dhe me maskë të Covid. Në vendngjarje ka shumë kamera, por maskat bëjnë të pamundur shpesh identifikimin e autorëve.

Rruga është me shumë kalime dhe ndaj favorizon  kriminelët, sepse ata arratisen në drejtime të ndryshme. Autorët kanë djegur makinën tek Hidrovori, që është zonë e pandriçuar. Qarri ka qenë i dënuar më parë për trafik droge.

Ndërkohë nëna e viktimës ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nuk ka mundur dot t’i mbajë dot lotët duke vajtuar për djalin e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat