Përkeqësimi i motit, pezullohet lundrimi për anijet në Vlorë

Vlora

Përkeqësimi i motit, pezullohet lundrimi për anijet në Vlorë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Ditën e sotme është parashikuar një prishje e motit në Shqipëri ndërsa Metoalb pohon se do të ketë reshje intensive të shiut.

Pezullohen lundrimet për anijet dhe mjetet e vogla lundruese në Vlorë, ndërsa anijet pasagjere të transportit ndërkombëtar detar nuk janë pezulluar.

Pritet që përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit të jetë në datën 08.02.2021 ora 16:00 dhe ne vazhdim.

Sakaq në 48 orët e ardhshme sipas parashikimeve të kushteve hidrometeorologjike, pritet që në Portin e Vlorës dhe jashtë saj era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 4-5bft 7-10m/s brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës era dhe deti në drejtimin jug-juglindje forca 6-7bft 10-15m/s jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat