Ekzekutimi në Vlorë, burg për autorin e dyshuar

Vlora

Ekzekutimi në Vlorë, burg për autorin e dyshuar

Më: 6 mars 2021 Në ora: 17:03
Burg për autorin e dyshuar

Nën masa të rrepta sigurie, është paraqitur në Gjykatën e Vlorës, Hans Jonuzaj, i cili është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Tauland Gjikës.

 44-vjeçari Jonuzaj, i cili mban edhe emrin Andi Jonuzaj, ka qenë i qetë gjatë gjithë kohës kur trupi gjykues i kryesuar nga Albert Spiro, argumentoi dhënien e masës së sigurisë “burg pa afat”.

Ai u ndalua vetëm disa minuta pas vrasjes së Tauland Gjikës me 3 mars. Pala mbrojtëse, Brenda 5 ditësh mund të ankimojë vendimin e gjykatës.

Ende nuk ndihen shkaqet që çuan në ekzekutimin e 31-vjeçarit Gjika, i cili mbante edhe mbiemrin Beqiraj. Në momentin e vrasjes, viktimës iu gjet edhe një armë me vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat