Vlorë/ Vaksinohen pedagogët me AstraZeneca

Vlora

Vlorë/ Vaksinohen pedagogët me AstraZeneca

Më: 22 mars 2021 Në ora: 14:39
Vaksinimin në Vlorë

Ka nisur këtë të hënë vaksinimi i pedagogëve të universitetit Ismail Qemali në Vlorë.

Pedagogët dhe personeli i administratës nuk kanë hezituar aspak teksa i janë nënshtruar të gjithë procesit të vaksinimit.

“AstraZeneca është vërtetuar shkencërisht dhe ne i besojmë shkencës”, kështu janë shprehur pedagogë të intervistuar sot në mjediset e hollit të universitetit të Vlorës pyetur për vaksinën aq të kontestueshme, Astazeneca.

Janë rreth 170 personat e botës akademike të cilët janë planifikuar të vaksinohen ditën e sotme,ndërsa vaksinimi do të vijojë edhe nesër me personat që për momentin kanë problem shëndetësore

Krye epidemiologu Agron Bashllari konfirmon mbarëvajtjen e procesit në të gjitha target-grupet që nga bluzat e bardha që po marrin dozën e dytë të vaksinës,mësuesit e arsimit parauniversitar në Vlorë si dhe moshat 80-90 vjeç.

Referuar arsimtarëve në Vlorë ,procesi i vaksinimit në nisje u shoqërua me dyshime dhe hezitime për shkak të lajmeve të shpërndara për bllokimin e vaksinës Astrazeneca në disa vende te botës.Por situata ndryshoi pas publikimit të raportit të EMA për sigurinë dhe efektivitetin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat