Vendi i izoluar, PS e Vlorës shtron aheng për 200 persona

Vlora

Vendi i izoluar, PS e Vlorës shtron aheng për 200 persona

Më: 25 mars 2021 Në ora: 10:58
foto nga vendi ngjarjes

Ndërkohë që i gjithë vendi është ndaluar që të lëvizë lirshë, dhjetëra socialistë janë mbledhur për darkë në një lokal në Vlorë pak përpara fillimit zyrtar të fushatës.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë vetëm për anëtarë të Vlorës apo nëse partia ka vendosur të organizojë një festë me anëtarë të partisë nga i gjithë vendi, por ngelet fakt që festa ka zgjatur dhe nuk është respektuar orari i kufizimit si për të gjithë vendin.

Ende nuk dihet nëse kanë qenë të pranishëm edhe emra të njohur të PS, por raportohet se në festë ishin të ftuar edhe humoristët e njohur, vëllezërit Veshaj dhe këngëtarja Maja.

Burimet thonë se personi që po mban fjalën në këtë aheng është drejtuesi i portit, Klevis Kaso.

Kujtojmë se vendi është izolur dhe universitetet si foleja e dijes janë mbyllur për shkak të pandemisë.

Nga ana tjetër mazhoranca i ka vazhduar takimet e saj, duke shpërfillur rregullat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat