Luan Rama: Asnjë peng që kandidova në Vlorë, koha për reflektim dhe për t’u ringritur

Vlora

Luan Rama: Asnjë peng që kandidova në Vlorë, koha për reflektim dhe për t’u ringritur

Më: 28 prill 2021 Në ora: 14:51
Luan Rama

Kandidati për deputet për LSI-në në Vlorë, Luan Rama, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve, ku fituese ka dalë Partia Socialiste.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Rama, shkruan se nuk ka asnjë peng që ka kandiduar në Vlorë, teksa shton se tashmë është koha për reflektim dhe për t’u ringritur.

Postimi i plotë:

Unë e dua Vlorën:

KOHË PËR REFLEKTIM...

Ç’punë është bërë!

Gjithçka e nisur nga fillimi.

Ditë pas dite e zemër më zemër u bëmë shumë.

Dhe me sa shumë njerëz të mrekullueshëm pata fatin të punoj në Vlorë e gjithkund tjetër, nga Mifoli deri në Konispol. Ata ishin energji dhe frymëzim, ishin mirësi, guxim dhe pozitivitet.

Të përkushtuar dhe silidarë.

Edhe pse rezultati i zgjedhjeve nuk është ai që prisnim dhe për të cilin punuam, ata të gjithë janë të njejtët edhe mes lotëve të zhgënjimit, edhe mes mirësisë së dashurisë së tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat