U ekzekutua sot, 40-vjeçari ishte arrestuar në 2011 si i dyshuar për vrasje

Vlora

U ekzekutua sot, 40-vjeçari ishte arrestuar në 2011 si i dyshuar për vrasje

Më: 10 maj 2021 Në ora: 14:10
Vlorë

Bledar Birçaj, i ekzekutuar sot në Vlorë, nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në janar të 2011 ai u arrestua në Vlorë si i dyshuar për vrasje, duke iu vendosur masa e ‘arrestit me burg’ me afat 45 ditë.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin të marsit 2011, ka caktuar si masë sigurimi “arrestit në burg” pa afat.

Në prill masa ndaj tij ndryshoi nga Gjykata e Vlorës, nga “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve.

Por, në korrik 2011 u vendos pushimi i hetimit penal në ngarkim të Bledar Birçaj  duke u lënë i lirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat