Ky është personi që u vra para servisit, polica jep detajet

Vlora

Ky është personi që u vra para servisit, polica jep detajet

Më: 21 maj 2021 Në ora: 23:01
Delon Troqe

Mbrëmjen e sotme në Vlorë u ekzekutua me armë zjarri një 38-vjeçar i identifikuar si Delon Troqe.

Policia bën me dije se 38-vjeçari humbi jetën në spital dhe së janë shoqëruar disa persona në komisiarat.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:50, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta  është qëlluar me armë zjarri  shtetasi D. T., 38 vjeç, banues në Vlorë,   i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit/ve.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin “Sherishtë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat