Përplasen automjetet në Vlorë, një i lënduar

Vlora

Përplasen automjetet në Vlorë, një i lënduar

Më: 25 maj 2021 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur ish Vefa, Vlorë, një mjet tip “Ford” me drejtues shtetasin V. M, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Volkswagen ” me drejtues shtetasin A. Gj.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar lehtë një nga pasagjerët e mjetit “Volkswagen ”, shtetasi A. K., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat