Vlora turistike/ Qytetarët kërkojnë angazhim më serioz nga bashkia

Vlora

Vlora turistike/ Qytetarët kërkojnë angazhim më serioz nga bashkia

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Qyteti i Vlorës është gati për të pritur mijëra turistë sivjet, në një sezon turistik të çliruar nga pandemia.

Pavarësisht nisjes shumë prej qytetarëve kritikojnë punën e bashkisë së Vlorës ndaj kërkojnë angazhim më serioz.

“Nuk ka organizim të mirë. Bashkia duhet të verë dorë.”

Qytetarët e vendosin theksin tek mungesa e koshave të plehrave si dhe kanalet e ujrave të zeza që ndosin plazhet.

Por ka dhe nga ata për të cilët Vlora këtë vit është më e pastër se vitet e kaluara.

Në prag të sezonit turistik vihet re një angazhim i shtuar i bashkisë së Vlorës edhe firmës së pastrimit në pastrimin e qytetit por sipas mendimit të banorëve ende ka nevojë për përmirësime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat