“Keni shkelur ligjin”/ Dritan Leli ”kap mat” kryetaren e këshillit bashkiak të Vlorës

Vlora

“Keni shkelur ligjin”/ Dritan Leli ”kap mat” kryetaren e këshillit bashkiak të Vlorës

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 10:15
Dritan Leli

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka thirrur një mbledhje jashtë radhe ditën e sotme për t’i kërkuar llogari kryebashkiakut Dritan Leli në lidhje me shqetësimin e komunitetit vlonjat për gjendjen e shërbimeve vendore, situatën e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes si dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

Në fakt, kjo mbledhje është e iniciuar politikisht pas përplasjes së kryetarit të bashkisë dhe drejtuesve të mazhorancës pasi nuk pranoi të japë dorëheqjen nga posti dhe refuzoi të kandidonte për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Përfaqësuesit politik të PS në Vlorë kanë nxitur këshilltarët që këtë mbledhje që kërkonin ta bënin si gjyq në ambientet e teatrit “Petro Marku”. Leli ka kërkuar respektimin e prokollit anti covid në mënyrë që mbledhja e Këshillit Bashkiak të bëhet online.

“Lidhur me mbledhjen e ditës së sotshme kërkuar nga një grup këshilltarësh bashkiak, më poshtë do të gjeni të gjithë komunikimin zyrtar që kam zhvilluar me Këshillin Bashkiak, për mbledhjen e kërkuar prej tyre për t’u zhvilluar në teatrin Petro Marko. Referuar ligjit për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve, kemi vendosur që mbledhja të zhvillohet online, në aplikacionin Zoom, siç janë zhvilluar të gjitha mbledhjet e deritanishme përgjatë gjithë vitit”, shkruan Leli.

Ata insistojnë që të bëhet e mbyllur në kundërshtim me rregullat anti Covid. Ndërkohë që edhe Kongresin e PS, u zhvillua në një ambient të hapur dhe jo të mbyllur duke respektuar masat për parandalimin e sëmundjes anti Covid.

Në këtë mbledhje pritet të ketë debate të forta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat