Vlorë, plagosi me sende të forta një person, arrestohet 32-vjeçari

Vlora

Vlorë, plagosi me sende të forta një person, arrestohet 32-vjeçari

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin I. H.

Po kështu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin J. P., 26 vjeç, menaxheri i një subjekti në Himarë, pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat