Balluku: By-Pass i Vlorës do të hapet provizorisht për të lehtësuar trafikun

Vlora

Balluku: By-Pass i Vlorës do të hapet provizorisht për të lehtësuar trafikun

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 00:30
By-Pass i Vlorës

Anashkalimi (By pass) i Vlorës do të hapet provizorisht ditën e premte dhe pritet që të lehtësojë trafikun në qytet dhe në jug të vendit, që në këtë periudhë, e sidomos në muajin gusht rëndohet për shkak të pushuesve.

Hapja e këtij aksi në mes të këtij muaji u njoftua nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ajo u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes.

“Fatmirësisht kjo rrugë nuk kalon në zona të banuara, përveç Kaninës dhe nuk ka hyrje dhe dalje. Një problematikë që kemi hasur në by pass-in e Fierit për shkak se kishte shumë hyrje dhe dalje në autostradë nga fshatrat e tjerë. Duhet të tregojnë kujdes, është një rrugë e re, duhet të ecet ngadalë.

Ky është një rast që ne rrugën po e hapim për të lehtësuar trafikun dhe jo për të bërë gara me makina, sepse këtu do të ketë një përqendrim të madh të policisë rrugore”, tha Balluku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat